Zidane e ka dhënë dritën e gjelbër për Alaban

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, është lidhur shumë herë me Barcelonën në të kaluarën dhe vazhdon akoma, ndërsa në garë është përfshirë edhe Real Madridi.

Ndërkohë që bisedimet për rinovimin e kontratës me bavarezët kanë ngecur, e ardhmja e tij pritet të jetë larg nga Allianz Arena.

Bild shkruan se Alaba nuk e mohon mundësinë për ta vazhduar karrierën diku tjetër, duke qenë se joshet nga interesimi i klubeve, si Barca dhe Reali.

Sipas gazetës gjermane, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, gjatë verës do të bëjë ofertë për futbollistin austriak.

Legjenda franceze e konsideron 27-vjeçarin mjaft të dobishëm për ekipin e tij, ndërsa Bayerni është i vetëdijshëm se do ta ketë vështirë ta mbajë, nëse Reali bën ofertë. 

Të ngjashme