Zidane: Hazard ka kërkuar falje për të qeshurat, nuk donte të ofendonte askënd

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane ka folur të shtunën për media, duke u ndalur edhe tek të qeshurat e Eden Hazard në ndeshjen ku skuadra e tij pësoi nga Chelsea.

Belgu ishte një nga pikat kryesore të konferencës, me trajnerin që ka thënë se Hazard ka kërkuar falje.

Zidane po ashtu zbuloi se kishte pasur një bisedë me belgun pas ngjarjeve të fundit në “Stamford Bridge”.

“Hazard tashmë ka kërkuar falje për atë që ndodhi. Ai nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd dhe e ka thënë atë. Ai është një lojtar i Real Madrid dhe do të luajë për Real Madrid”.

“Ai e di se çfarë duhet të bëjë në fushë dhe do ta bëjë atë. Ne folëm pas ndeshjes ditën tjetër. Ai foli me mua, lojtarët dhe klubin për atë që ndodhi. Tani i takon të kaluarës”, ka thënë Zidane. 

Të ngjashme