Zidane heqë dorë edhe njëherë nga pagat që duhet t’ia paguajë Real Madridi

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 10:18 | Nga

Zinedine Zidane u largua ditë më parë nga skuadra e Real Madridit, ani pse sukseset me këtë skuadër nuk munguan.

Ai pas shkëputjes së kontratës ka hequr dorë nga të hollat që Real Madridi duhet ti paguante atij.

Kontrata e Zinedine Zidanes kishte vlerë prej 9 milion euro në sezon dhe mbaronte në vitin 2020. Kur ai u largua, Zidane mes tjerash po ashtu hoqi dorë edhe nga 18 milion eurot që Real Madridi duhej t’i paguante.

Dhe kjo nuk është hera e parë që ai bën diçka të ngjashme. Në vitin 2006, kur u pensionua si lojtar, Zizou po ashtu hoqi dorë nga pagat që Real Madridi duhej t’i paguante deri në fund të kontratës, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme