Zidane i bindur për Pogban, pret transferimin e tij në verë

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Paul Pogba ende mbetet e paqartë dhe largimi i tij nga Manchester United duket e pashmangshme.

Sipas raportimeve të fundit, Zinedine Zidane e dëshiron me çdo kusht ta ketë mesfushorin që nga sezoni i ardhshëm.

Francezi është i lidhur që një kohë të gjatë për një kalim të mundshëm tek Madrilenët, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Sipas asaj që raporton Marca, Zidane e sheh Pogban si përforcimi ideal për krijimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm.

Madje raportohet se pikërisht francezi ishte kërkesa kryesore për Zinedine Zidane në momentin e rikthimit të tij në klubin mbretëror.

Zidane dhe Pogba kishin një takim në Dubai, ku 26 vjeçari ishte duke u rehabilituar nga dëmtimi që e la atë jashtë fushave disa javë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme