Zidane i interesuar për pozitën e trajnerit në Manchester United

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 09:38 | Nga

Pas largimit nga Real Madridi në përfundim të sezonit të kaluar, Zinedine Zidane tani i ka sytë te klubi anglez, Manchester United, raporton L’Equipe.

Francezi i fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve gjatë tri viteve që e menaxhoi Real Madridin. Ai dha dorëheqje nga pozita e trajnerit te klubi madrilen këtë verë dhe u zëvendësua nga Julen Lopetegui, transmeton Gazeta Express.

Pas largimit nga Real Madridi, ai pritej të bëhej trajneri i ri i Kombëtares së Francës. Por, pasi që Didier Deschamps arriti të fitojë titullin e Kupës së Botës, një gjë e tillë nuk duket se do të ndodhë.

Ndërsa, Mourinho nuk e ka vendin e sigurt në Manchester United, pasi që në disa konferenca për shtyp ai ka kritikuar bordin drejtues të klubit. Por, përveç mundësisë së shkarkimit, portugezi mund të vendosë të japë edhe vet dorëheqje nëse vazhdon të jetë i pakënaqur me punën e drejtuesve të tij.

Më herët ishte raportuar se Manchester Unitedi ishte i interesuar ta emërojë francezin në pozitën e trajnerit, dhe tani raportohet edhe francezi është i interesuar të marrë këtë përgjegjësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme