Zidane ia thotë Pogbas: Tani ose kurrë

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 24: Paul Pogba of Manchester United applauds fans after the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on April 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
Prishtinë | 05 Maj 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Real Madrid me gjasë është e vendosur që ta transferojë francezin Paul Pogba gjatë këtij afati kalimtar.

Mesfushori i Manchester United është raportuar të jetë shumë i pakënaqur me situatën në kampin e United, duke ringjallur zërat për një largim të mundshëm gjatë verës.

E njëjta situatë ishte edhe në fillim të sezonit, para afatit kalimtar të janarit, kur mesfushori shprehte shenja pakënaqësie, por në fund barrën e situatës së krijuar e morri Jose Mourinho, i cili pastaj u shkarkua nga posti i trajnerit.

Situata nuk ndryshoi as me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer, kështu që Pogba mund të largohet gjatë verës, me Real Madridin si destinacioni më i mundshëm.

Trajneri i madrilenëve, Zindedine Zidane, duket se i ka ofruar një ‘ultimatum’ lojtarit që ka fituar Kupën e Botës me Francën.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Zidane i ka thënë Pogbas se transferimi do të bëhet gjatë kësaj vere, ose nuk do të bëhet kurrë, transmeton lajmi.net.

Më herët interesim për lojtarin ka pasur edhe nga Juventus e Barcelona, por këto dy skuadra duket sikur po heshtin mbi këtë çështje.

Të ngjashme