Zidane i qet kushte Chelseas

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane mund të bëhet trajneri i ri i Chelseas, por vetëm nëse klubi ia premton 200 milionë funte për transferime si dhe nëse e mban Eden Hazardin në “Stamford Bridge”, thotë The Sun.

Francezi është duke pushuar që kur u largua nga Real Madridi në fund të stinorit të shkuar.

Ndërkaq, trajneri aktual i “Të kaltërve”, Maurizio Sarri, gjendet nën presion të lartë javëve të fundit pas rezultateve të dobëta që i ka arritur javëve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme