Zidane: Jam më se i sigurt se Rauli një ditë do ta drejtojë Realin

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, i cili ndodhet nën presion, ka thënë se ikona e këtij klubi –  ish bashkëlojtari i tij, Raul një ditë do ta drejtojë gjigantin madrilen.

Raul është legjendë e Real Madrid, ku ka shënuar 323 gola në 741 paraqitje nga 1994 deri më 2010.

Zidane për të ka thënë se ai do t’i trasojë hapat e tij, që prej Madrid Castilla ta marrë drejtimin e skuadrës.

“Kam luajtur krah tij dhe ai ka qenë lojtar i rëndësishëm i këtij klubi të madh”.

“Jam më se i bindur se ai një ditë do ta drejtojë Real Madridin”, ka thënë Zidane shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme