Zidane: Jemi në finale sepse e kemi merituar

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 14:52 | Nga

Zinedine Zidane ka insistuar se Real Madridi është në finale të Ligës së Kampionëve me shumë meritë, e jo me ndihmën e gjyqtarëve, pasi eliminoi Bayern Munichun e Juventusin me shumë polemika.

“Nuk është e vërtetë se gjyqtarët në Evropë na ndihmojnë. Ne merituam të jemi në finale të Ligës së Kampionëve për gjithçka që kemi bërë gjatë sezonit. Nuk mund të minimizoni sakrificën tonë për shkak të gjyqtarëve”, u shpreh Zizu.

Më pas foli edhe për teknologjinë, VAR – që do të përdoret në La Liga nga sezoni ardhshëm, e me shumë mundësi edhe në Champions.

“Me siguri do të flitet më pak për gjyqtarët. VAR do të jetë prezent sezonin e ardhshëm. Nuk pajtohem me të gjitha, poo tashmë VAR ekziston dhe do të përdoret. Nuk do të hyjmë në këto debate çka nëse me apo pa VAR…”, shtoi mes tjerash Zizu.

 

Të ngjashme