Zidane ka një kërkesë për Sergio Ramos

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson që kapiteni Sergio Ramos, duhet të pensionohet në “Santiago Bernabeu”.

Kontrata e kapitenit legjendar të Realit skadon në fund të sezonit 2020-2021 atëherë edhe kur do t’i mbushë 35 vjet, mirëpo mbetet të shihet nëse qëndrimi i tij tek ky klub do të vazhdojë.

“Sergio përket këtu si lojtar”, ka thënë Zidane pas fitores së Mbretërve me rezultat 2:0 ndaj Real Mallorca-s në kuadër të La Ligës.

“Ai ka qenë këtu për vite të tëra dhe duhet të pensionohet këtu. Këtë e mendoj dhe i rri prapa këtij mendimi”.

Të ngjashme