Zidane kërkon fitore me Villarrealin dhe sigurimin e titullit

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Kur i duhen edhe dy pikë të tjera Real Madrid për tu shpallur kampion, në dy ndeshjet e mbetura, Zinedine Zidane kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e së enjtes kundër Villarrealit.

Francezi u pyet nëse do të pajtohej me dy barazime në dy ndeshjet e fundit, kundër Villarreal dhe Leganes, që ta shpallet kampion, ai tha se qëllimi i vetëm janë tre pikë të enjten në mbrëmje.

“Nuk ka të bëjë me atë që unë preferoj apo jo. Ne duam të fitojmë ndeshjen e së enjtes, kjo është e gjitha”.

“Nuk ndihem akoma kampion. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodh”, ka thënë Zidane.

Real Madridi ka tubuar deri tani 83 pikë, ndërsa Barcelona ka 79.

Të ngjashme