Zidane i kundërpërgjigjet Linekerit: Benzema, sulmuesi më i mirë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 21:19 | Nga

Zinedine Zidane e cilëson Karim Benzeman si sulmuesin qendror më të mirë në botë.

Ish-lojtari anglez Gary Lineker e ka quajtur francezin “të mbivlerësuar” pas barazimit 1-1 të Real Madrid-it me Tottenham Hotspur, dhe Zidane ka reaguar ndaj këtyre deklaratave duke thënë se është turp të thuhet një gjë e tillë.

“Ndoshta ai nuk i shënon 60 gola, por ai i shënon 30 gola dhe dhuron 40 asiste, dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme. Dua të theksoj se për mua Karim është sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Zidane.

29 vjeçari ka shënuar dy gola në tetë ndeshje në këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme