Zidane mund ta lërë Balen në stol

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Trajneri francez Zinedine Zidane është i gatshëm që ta lërë sulmuesin Gareth Bale në stol gjatë tërë sezonit.

Zidane dëshiron që ta largojë Balen nga Real Madrid, shkruan goal.

Më parë është raportuar se futbollisti 30 vjeçar do të transferohet në Kinë, por tani një gjë e tillë është e pamundur pasi që ka përfunduar koha e transferimeve në Kinë.

Pak klube janë në gjendje ta përballojnë shumën e lartë të futbollistit në fjalë dhe nëse ai nuk largohet nga Real Madrid; atëherë Zidane mund ta lërë atë gjatë tërë sezonit në stolin e rezervistëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme