Zidane mund ta startojë BBC-në

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 16:29 | Nga

Kanë mbetur pak orë para finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpool-it.

Zinedine Zidane do t’ia konfirmojë formacionin lojtarëve të tij në ora 18:00, ndërkaq Marca shkruan që në sulm francezi mund ta startojë Cristiano Ronaldo-n, Karim Benzema-në dhe Gareth Bale.

Më herët thuhej se Isco do të ishte lojtari të cilin Zidane do ta përzgjedhte për në sulm, por ai mund ta anashkalojë kësaj radhe spanjollin.

Në favor të BBC-së po ashtu është performanca e mirë e Bale dhe Benzema në barazimin në El Classico pak kohë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme