Zidane: Mund të kemi një apo dy bomba në ditën e fundit të afatit kalimtar

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane ka paralajmëruar se Real Madridi mund t’i bëja disa transferime në ditët e fundit të afatit kalimtar që mbyllet më 2 shtator.

Los Blancos tashmë kanë shpenzuar 305 milionë euro në pesë transferime si, Eden hazard, Ferland Mendy, Eder Militao, Rodrygo Goes dhe Luka Jovic.

Por, Zidane ka thënë se në ditët e fundit të këtij afati kalimtar Flroentino Perez mund t’i sjellë së paku edhe dy lojtarë të rinj.

“Do të shohim të hënën deri në ora 24:00”, ka thënë trajneri francez. “Çdo gjë mund të ndodhë. Një apo dy bomba…Do të shohim”.

Paul Pogba është dëshira kryesore e Zidanes, mirëpo Manchester United refuzon ta shesë lojtarin, sidomos tani që është mbyllur afati i transferimeve në Ligën Premier.

Real Madridi ka ende nevojë për përforcime, duke ditur se gjashtë lojtarë në fazën ofanzive janë lënduar brenda pak ditësh. 

Të ngjashme