Zidane në prag të dorëheqjes nga Reali

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane është në prag të dorëheqjes si trajner në Real Madrid.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është në prag të dorëheqjes pas dështimit të klubit për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, ka bërë të ditur gazetari i “El Pais”, Diego Torres.

Zyrtarët e klubit thuhet se i kishin premtuar Zidanes transferimin e yllit francez në Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Por, blerja duket gjithnjë e më pak e pritur pas fillimit të sezonit të ri në Premierligë dhe mbylljes së tregut për përforcime në Angli.

Andaj, dështimi i “Los Blancos” për të sjellë Pogban në skuadër ka tensionuar shumë raportet mes Zidane dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. 

Të ngjashme