Zidane nuk e do Mbappen në Real Madrid

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit nuk dëshiron ta transferojë Kylian Mbappen pasi që beson se ai do ta dëmtonte shumë buxhetin e klubit madrilen.

Don Balon raporton se trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka kërkuar presidentit Florentino Perez të mos tentojë ta blejë bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappen.

Zidane dëshiron ta blejë një numër të madh të lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës dhe ai e di që Mbappe është shumë i shtrenjtë. Nëse “Los Blancos” e transferojnë Mbappen, atëherë ata s’do të kenë buxhet për t’i përforcuar pozitat e tjera të skuadrës.

Në vend të Mbappes, Zidane dëshiron që klubi ta marrë Paul Pogbën ose Eden Hazardin, si dhe Sadio Manen.

Real Madridi besohet se i ka 500 milionë euro në dispozicion për të shpenzuar gjatë verës dhe Zidane pritet t’i shpenzojë të gjitha ato për ta përforcuar skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Hazardi mbetet favorit për t’u bërë pjesë e skuadrës së Zidanit në fund të këtij sezoni, mirëpo më herët është përfolur edhe për një transferim të mundshëm të Neymarit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme