Zidane: Nuk është që ne s’kemi dashur të fitonim, por s’kemi mundur

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane është i lumtur që më në fund ka mbaruar sezonin për Real Madridin, të cilin më së miri e përshkruan humbja tejet zhgënjyese në shtëpi kundër Real Betisit në ditën finale të La Ligës.

Madridi e mbyll sezonin në vendin e tretë në La Liga, me plot 12 humbje të regjistruara dhe 19 pikë prapa kampiones dhe rivales, Barcelonës.

Pas ndeshjes me Betisin, Zidane e pranoi se kundërshtari ishte më i mirë dhe prandaj fitoi.

“Nuk është se ne nuk deshëm të fitonim, është e qartë. Problemi është se nuk kemi mundur”, tha Zidane.

“Gjëja më e mirë për ne tani është se sezoni ka mbaruar dhe mund të mendojmë për vitin e ardhshëm sepse gjërat do të ndryshojnë, natyrisht.

Trajneri francez premtoi ndryshime, por jo edhe trofe për tifozët madrilenë sezonin e ardhshëm. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme