Zidane nuk pajtohet me barazim ndaj Sevillas

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 10:23 | Nga

Para 3 ditësh trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ishte shumë i kënaqur me barazimin që mori në Ramon Sanchez Pizjuan përballë Sevillas në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Ai rezultat 3-3 i regjistruar vetëm në fund falë golit të Karim Benzema shënoi një rekord historik me Los Blancos që u bënë skuadra e parë spanjolle që nuk pësojnë humbje në plot 40 takime. Këtë të Diel, Reali i Madridit sfidon sërish skuadrën e Jorge Sampaolit në Ramon Sanchez Pizjuan për javën e 18-të të La Ligas, por ndryshe nga takim i të Enjtes në Kupën e Mbretit këtë herë Zidane nuk firmos për barazimin.

“Jam i sigurtë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ashtu si para 3 ditësh. Do të luajmë në një stadium ku tifozët të bëjnë shumë presion dhe i vinë në ndihmë skuadrës së tyre. A do të firmosja për barazimin? Jo, unë dua ta luaj atë ndeshje ashtu sic duan edhe futbollistët. Nuk do të firmosja asgjë. Do të zbresin në fushë dy skuadrat që kryesojnë renditjen, vendi i dytë do të presë të parin. Jemi gati për këtë ndeshje të shohim se cfarë do të ndodhë edhe pse na pret një mision shumë i komplikuar, pasi Sevilla është një skuadër e fortë dhe me shumë lojtarë cilësorë brenda”, tha ai.
Në vijim Zidane thuri elozhe për kapitenin Sergio Ramos, ndërkohë që bëri të ditur edhe gjendjen e Cristiano Ronaldos.

“Ramos është kapiteni ynë, ai është një shembull për të gjithë, jo vetëm në dhomat e zhveshjes por edhe në fushën e lojës. Sergio është futbollisti spanjoll me më shumë personalitet që ka përfaqësuesja La Roja. Ronaldo? Ai është rikthyer të jetë pjesë e ekipit. Cristiano është shumë mirë ka punuar fort gjatë javës dhe ndaj Sevillas jam i sigurtë se do të shfaqë të gjithë potencialin e tij”, deklaroi Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme