Zidane para ndeshjes kthyese ndaj Juves: Asgjë nuk ka përfunduar

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 15:55 | Nga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se asgjë nuk ka përfunduar ndaj Juventusit pavarësisht fitores 0-3 në ndeshjen e parë.

Tekniku francez thotë se preferon përkushtim në fushë dhe më pak fjalë para ndeshjes pasi respekti për Zonjën e Vjetër është maksimal.

“Nuk është do ndryshojë asgjë për ne”, ka thënë Zidane në konferencën për media para ndeshjes ndaj Juves.

“E dimë se është një ndeshje tjetër, çfarë ndodhi (në ndeshjen e parë) ka ndodhur”.

“Kemi bërë një ndeshje dhe rezultat të mirë, por 50 për qind e kualifikimit vjen nga ndeshja e nesërme (të mërkurën), pra na duhet një tjetër ndeshje e madhe”.

“Dua të tregojë se vlejmë në fushë dhe jo të flas, sepse në futboll duhet të respektosh gjithë skuadrat, sepse skuadrat e mëdha kurrë nuk heqin dorë”.

“Nëse jemi të vëmendshëm nga minuta e parë deri të e 90-ta, atëherë kemi shanse të vazhdojmë tutje, por këtë duhet ta tregojmë në fushë”, ka shtuar Zidane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme