Zidane pas fitores kundër Liverpoolit: Reali gjithmonë kërkon më shumë

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij është e uritur për më shumë sukses, pasi e eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve të mërkurën.

Real Madridi e siguroi një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, megjithëse barazoi 0:0 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Anfield, pasi e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në shtëpi, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Zidane u mbrojt pothuajse tërë kohën në Anfield, duke e pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë.

“Ne e dinim se do të vuanim dhe ne e prisnim Liverpoolin ta niste ndeshjen fuqishëm në 15 minutat e parë”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Kjo është normale, sepse ishte çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Në fund ne kaluam tutje dhe jemi shumë të lumtur”, shtoi ai.

Zidane beson se ekipi i tij është i etur për trofe, tani që është bindshëm në garë për titull në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi të bashkuar dhe ekipi gjithmonë kërkon më shumë. Ne nuk kemi fituar ende asgjë por jemi shumë gjallë në dy gara”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme