Zidane pas humbjes turpëruese: Sezoni i Realit do të jetë shumë i mirë, jam i bindur

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Përkundër humbjes turpëruese 7:3 ndaj rivalit Atletico Madridit, trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane befasisht ishte shumë entuziast duke thënë me bindje se skuadra e tij do të ketë një sezon shumë të mirë.

Zidane pohon se ka besim në djelmoshat e tij, të cilët i pranuan katër gola për 27 minuta dhe nuk e kërcënuan portën e Atleticos deri kah fundi i ndeshjes në miqësoren e zhvilluar të premten në mbrëmje në Internacional Champions Cup në SHBA.

“Do të inkurajohemi, nuk kam dyshime për këtë. Sezoni ynë do të jetë i mirë. Jam i bindur”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Nuk mund të jemi të lumtur me ndeshjen e sotme. Por për gjithçka tjetër, jam i bindur se e kam një ekip i cili do të garojë shumë mirë. (Humbja) nuk më shqetëson por më lëndon. Askush nuk luan për të humbur”, shtoi ai.

“Ndodhi çka ndodhi, nuk mund të shikojmë prapa. Ishte një ndeshje e keqe”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme