Zidane për derbin me Atleticon: Pa marr parasysh rezultatin ne do të jemi në garë, Benzema kthehet

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane ka thënë se pavarësisht rezultatit në derbi i së dielës ndaj Atletico Madridit, skuadra e tij do të jetë në garën për titull.

Los Blancos do të jenë mysafir të Atletico Madridit, që janë lider në La Liga dhe kanë një avantazh prej pesë pikësh në krye dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Është një finale, por e njëjtë si të gjitha ndeshjet”.

“Ne gjithmonë duhet të fitojmë. Por çfarëdo që të ndodhë ne do të qëndrojmë në garë në La Liga. Ne jemi të përqendruar të luajmë një ndeshje të mirë”, ka thënë Zidane në konferencë për shtyp.

Zidane e konfirmoi se Karim Benzema është kthyer dhe do të jetë në dispozicion për derbin e së dielës.

“Ne e dimë se kush është Karim. Ai është i rëndësishëm për ne”.

“Karim do të jetë nesër. Ai është i rëndësishëm për sistemin tonë të lojës, veçanërisht kur kemi topin”, ka thënë Zidane.

Të ngjashme