Zidane përgënjeshtron lajmet për kthimin e Bale në Tottenham

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka tentuar t’u japë fund spekulimeve për transferimin e Gareth Bale në Tottenham, duke thënë se ende llogarit në uellsianin dhe se nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e shitjes së tij.

Mediumet britanike raportuan sot se drejtuesit e Tottenhamit janë shumë optimistë se e kanë gjetur një ofertë mjaftueshëm të mirë për ta kthyer sulmuesin anësor, Gareth Bale, sërish në Londër sot, nga Real Madridi.

Detajet e marrëveshjes u tha se nuk janë kompletuar ende, veçanërisht për pagën e Gareth Bale, i cili tani i fiton rreth 500 mijë funte në javë në Santiago Bernabeu. Por, The Times raporton se hierarkia e Tottenhamit beson se marrëveshja do të arrihet sot.

Drejtuesi i Tottenhamit, Daniel Levy, udhëtoi në Madrid për të negociuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, në tentim t’i siguruar shërbimet e 30-vjeçarit, i cili u largua nga White Hart Lane në Madrid në vitin 2013 për 85 milionë funte, që atëherë ishte rekord botëror.

Megjithatë, anësori uellsian është ende pjesë e skuadrës së Tottenhamit dhe i ka bërë gjithsej 12 paraqitje në La Liga këtë sezon. Mungesa e shpeshtë e Balë në formacionet e para të Real Madridit ka bërë që Tottenhami të interesohet për ta kthyer atë në Premierligë.

Përkundër kësaj, Zidane ka thënë se Real Madridi as nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit të Bale, duke thënë se ai llogarit ende në futbollistin uellsian.

“Gareth është këtu me ne dhe unë po llogaris në të. Nuk jam as duke e shqyrtuar mundësinë ta lejojmë Bale të largohet”, ka thënë Zidane.

Trajneri Jose Mourinho po kërkon edhe përforcime të tjera për repartin e sulmit, përkundër transferimit të Steven Bergwijnit dhe Gedson Fernandesit, pasi që Harry Kane do të mungojë për disa javë të tjera shkaku i një lëndimi muskulor.

Klubi londinez nuk do të ketë shumë kohë për të arritur marrëveshje me futbollistin dhe Real Madridin, pasi që afati kalimtar i janarit mbyllet sot në mesnatë. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme