Zidane: PSG mund t’ia dalë mbanë edhe pa Neymarin

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 16:07 | Nga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pret përballje të vështirë kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligë të Kampionëve, javën e ardhshme, përkundër faktit se Neymar do të mungojë.

Superylli brazilian pësoi thyerje në ashtin e pestë të shputës së këmbës dhe do të operohet nesër, gjë që do t’ia vërë në dyshim edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës këtë verë në Rusi.

Zidane thotë se e kupton si ndihet Neymar, por insiston se PSG-ja ka skuadër shumë të fortë për t’ia dalë mbanë edhe pa 26-vjeçarin, edhe pse gjiganti francez e humbi ndeshjen e parë 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

“Na vjen keq për Neymarin, por ata janë skuadër e fortë dhe e mirë dhe kushdo që zë vendin e Neymarit do të jetë i mirë. Nuk po mendojmë se do të jetë ndeshje e lehtë”, ka thënë Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme