Zidane publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico, shumë mungesa te Real Madridi

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka publikuar listën me 19 futbollistë të ftuar për ndeshjen El Clasico ndaj Barcelonës.

Real Madridi pret nesër (e shtunë) Barcelonën për ndeshjen e dytë El Clasico të sezonit, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Të dy klubet vijnë nga një formë pozitive dhe me gjasa të mira për titullin kampion, kështu që nuk duan të gabojnë.

Trajneri Zidane tashmë pas stërvitjes së fundit në mëngjesin e sotëm (e premte) ka publikuar listën me lojtarët e ftuar.

Zidane ka vendosur t’i ftojë 19 futbollistë për këtë El Clasico, pasi ka shumë lëndime në ekip tashmë.

Mungesa e madhe vazhdon të jetë kapiteni Sergio Ramos, i cili ishte në luftë me kohën dhe nuk arriti të rikuperohet.

Te Reali mungojnë edhe yje tjera si Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Raphael Varane. 

Të ngjashme