Zidane: Real Madridit i mungon motivimi

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Valencia triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Real Madridit mbrëmë në Mestalla dhe trajneri i skuadrës e ka pranuar se e kishte të vështirë t’i motivojë lojtarët për këtë ndeshje.

Zinedine Zidane e ka sqaruar disfatën e tij të parë që nga riemërimi në pozitën e trajnerit me arsyetimin për mungesë motivimi te lojtarët.

“Los Blancos” pësuan disfatë me rezultat 2:1 kundër Valencias që është në formë të mirë. Goncalo Guedes dhe Ezequiel Gray shënuan nga një herë para golit ngushëllues të Karim Benzemas.

Real Madridi është 13 pikë prapa lideres së ligës, Barcelonës, mirëpo është 11 pikë para Valencias, që renditet në pozitën e pestë në La Liga. Kjo bën që ndeshja të mos kishte shumë vlerë për klubin madrilen.

“Ata do të tentojnë ta përfundojnë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne do t’i kalojmë disa muaj në të cilët do të flasim për tema të ndryshme. Është e vërtetë që ndoshta në këto ndeshje na mungon motivimi”, ka thënë Zidane.

“Por, këta lojtarë janë profesionistë dhe kur ata e veshin fanellën e skuadrës, duhet ta japin më të mirën e tyre dhe ata e bëjnë këtë gjë. Ky nuk është një test sepse këta janë lojtarë të Real Madridit”.

“Ne po kalojmë nëpër një periudhë të komplikuar. Ne duhet t’i përjetojmë edhe momentet e këqija, nuk do të ndryshojë asgjë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme