Zidane refuzoi rikthimin te Reali

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane e ka refuzuar mundësinë që të rikthehet te Real Madridi, raporton mediumi spanjoll El Pais.

Francezi la postin e tij te Mbretërit verën e kaluar, dhe ka pranuar oferta nga disa top klube evropiane por duket që ende nuk ka zgjedhur se ku të shkojë.

Në anën tjetër, kampioni botëror që nuk po mund të rehatohet që prej shkuarjes së tij, as me Julen Lopetegui-n e as me Santiago Solari-n, i është kthyer francezit për t’ia kërkuar sërish shërbimet, por nuk kanë marrë një përgjigje pozitive.

Të ngjashme