Zidane shihet si pasardhës i Mourinhos tek Unitedi

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 13:13 | Nga

Manchester Unitedi ka identifikuar Zinedine Zidanen si zëvendësues potencial i Jose Mourinhos.

Klubi anglez po përgatitet për sezonin e tretë me Mourinhon, por portugezi është i pakënaqur me situatën e krijuar shkaku i mungesës së transferimeve.

Mourinho ka dështuar të qëndrojë më gjatë se tre vjet në tri klubet e mëparshme dhe sipas gazetës “The Sun”, Unitedi tashmë ka filluar planet për zëvendësimin e tij.

Kjo gazetë raporton se Zidane do t’i printe listës së menaxherëve pasi francezi është i lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme