Zidane thotë se ka besim te Rodriguez dhe Bale

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se ka besim te James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Të dy lojtarët janë lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, mirëpo klubi ende nuk ka vendosur t’i shesë.

Kolumbiani është i kërkuar nga Atletico Madridi dhe Napoli, ndërsa uellsiani është i lidhur me një kalim në kampionatin kinez.

“James dhe Bale janë lojtarët e kësaj skuadre. Gjithçka mund të ndodh dhe unë si trajneri i Realit duhet t’iu besoj atyre. Jamesi nuk ka luajtur ende, por kjo mund të ndryshoj. Para se të mbyllet afati kalimtar, mund të ndodh çdo gjë”, ka thënë Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme