Zidane tregon pse e vendosi titullar djalin e vet para Courtois dhe Navas

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Pasi i habiti shumë persona duke i vendosur djalin e vet, Luca, në formacionin startues kundër Huescas të dielën mbrëma, trajneri i real Madridit Zinedine Zidane ka këmbëngulur se ai cilësi për atë rol.

Edhe pse portieri i ri i pranoi dy gola, ato nuk ishin të mjaftueshme për skuadrën e fundit në La Liga të triumfoi, pasi Reali fitoi 3:2 falë një goli të vonshëm të Karim Benzemas.

Pas ndeshjes, Zidane këmbënguli se Luca e kishte merituar vendin si titullar në portën e Los Blancos dhe tha se është i kënaqur me paraqitjen e tij.

“Jam i lumtur për të sepse ishte debutimi i tij në Bernabeu, por Luca është i fortë për të qenë portieri i tretë”, tha Zidane.

“Thibaut nuk ishte i gatshëm, ndërsa Keylor Navasin deshëm ta pushonim pasi ka luajtur me Kombëtaren e tij”, shtoi ai.

“Luca ka qenë në kategoritë e ulëta të Real Madridit për 16 vite, por ai ka cilësi dhe personalitet”, theksoi Zizu.

Të ngjashme