Zidane: Vazquez meriton kontratë të re në Real Madridin

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Zinedine Zidane beson se mesfushori Lucas Vazquez “e ka Real Madridin në zemrën e tij” dhe se ai meriton t’i ofrohet një kontratë e re nga klubi.

“Ai gjithmonë jep çdo gjë nga vetja. Unë gjithmonë e kam vlerësuar atë për atë që ai na jep në fushë”, ka thënë Zidane për Movistar+, shkruan Goal.

“Tani ai e ka mundësinë që të na tregojë aftësitë e tij. Ai ishte një lojtar i të rinjve dhe e ka Real Madridin në zemrën e tij”.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe klubi e di këtë gjë. Unë mendoj se do t’i vazhdohet kontrata”.

Të ngjashme