Zidane zbulon arsyen pse e la jashtë skuadrës Balen

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Shumë tifozë të Real Madridit mbeten të habitur kur emri i Gareth Bale nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Villarreal.

Zinedina Zidane është arsyetuar për mospërfshirjen e uellasianit në skuadrën e Real Madridit, duke thënë se vendimi i tij nuk ka qenë ogurzi.Los Blancos e fituan ndeshjen ndaj Villarrealit me rezultat 3:2 në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton lajmi.net.

 ‘’Mua më duhet ta zgjedh skuadrën dhe kjo është e tëra’’.I pyetur nëse vendimi i tij ishte mesazh për Bale, Zidane u përgjigj: “Jo, interpretojeni si të doni”.“Mua më duhet ta zgjedhë ekipin, kjo është e gjitha. Dikush duhet të qëndrojë jashtë”, deklaroi francezi.

Të ngjashme