Zidane zbulon listën e parë prej 19 lojtarëve pas kthimit në Madrid

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane ka zbuluar listën e parë pas kthimit në Real Madridi.

Reali do të ketë punë të shtunën me Celta Vigon, sfidë që do të zhvillohet nga ora 16:15 në Santiago Bernabeu.

Kjo do të jetë sfida e parë për Zidanen në stolin e Realit pasi u kthye nëntë muaj pas lamtumirës – dhe e 150 në total për francezin si trajner i klubit spanjoll.

Në këto 149 ndeshje, Zizu regjistron 104 fitore, 29 barazime dhe 16 humbje.

Ai ka fituar nëntë trofe, përfshirë tre Champions League me radhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme