Zidane zbulon pse Bale nuk udhëtoi me skuadrën

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale nuk udhëtoi me skuadrën e Real Madridit për të marrë pjesë në turneun “Audi Cup”. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se kjo ndodhi për shkak të këshillave të mjekut të skuadrës.

Real Madridi bëri të ditur të hënën se Bale nuk ishte stërvitur me grupin kryesor të lojtarëve, duke punuar kështu me bashkëlojtarin e lënduar Luka Jovicin, para se skuadra të udhëtonte për në Gjermani.

Real Madridi më vonë bëri të ditur se në skuadrën e zgjedhur nga trajneri Zinedine Zidane për të udhëtuar në Munih për “Audi Cup” nuk merrte pjesë edhe Bale, përkundër që në listë ishin të përfshirë plot 24 lojtarë.

Uellsiani është përfolur për një transferim të klubi kinez, Jiangsu Suning, në një marrëveshje me pagë prej 1 milionë funteve në javë. Mirëpo, kjo marrëveshje dështoi gjatë fundjavës që shkoi.

Jiangsu Suning e transferuan Ivan Santinin nga Anderlechti të hënën, duke e pamundësuar kështu transferimin e Bale, pasi që nuk u lejohet të transferojmë më lojtarë të huaj në klub.

Megjithatë, Zinedine Zidane tha në konferencën për shtyp pas disfatës së djeshme kundër Tottenhamit se mungesa e Bale nuk ka të bëjë asgjë me mundësinë e largimit të tij nga klubi.

“Bale nuk udhëtoi pasi që ai nuk ndihej mirë. Pasi biseduam me mjekët, vendosëm që është më mirë që ai të qëndrojë në Madrid dhe të stërvitet aty. Kjo është e gjitha. Është një vendim që e morëm së bashku, duke biseduar. Kjo është e gjitha”, ka thënë Zidane.

Bale, i cili e ka fituar katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve me gjigantin spanjoll, është i vetëdijshëm se e ka rrugën e lirë për t’u larguar nga Real Madridi gjatë kësaj vere, pasi që ai nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme