Zidane zgjedh formacion interesant për sfidën e vështirë me Eibar

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 16:48 | Nga

Real Madrid do të jetë mysafir i Eibar në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas.

Skuadra mbretërore, do të kërkojë të vazhdojë formën e mirë edhe në La Liga, siç e tregoi edhe ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

‘Goal.com’ ka paraparë se si do të duket formacioni i Real Madridit në këtë ndeshje.

Fazën e sulmit pritet ta udhëheq Cristiano Ronaldo me Karim Benzeman.

Në formacion do të rikthehen edhe Toni Kroos, Isco dhe Gareth Bale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme