Zidanes i ndodhi kjo gjë për herë të parë si trajner

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane cilësohet në mesin e trajnerëve më të rëndësishëm në histori të futbollit, duke marrë parasysh përvojën e shkurtër në stol dhe trofetë që ka fituar.

Në aventurën e parë te Real Madrid, në vetëm dy vjetë e gjysmë ai kishte fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe një herë La Ligan.

Por, me gjithë këto suksese, Real Madridit nën drejtimin e Zinedine Zidane, nuk i kishte ndodhur asnjëherë të pranonte katër apo më shumë gola gjatë një ndeshje.

Ky rekord është prishur natën e së enjtjes, kur Real Sociedad mposhti 4:3 Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’.

Para prishjes së këtij rekordi, Zidane kishte drejtuar Real Madridin në 250 ndeshje, 57 herë Real Madrid Castilla, dhe 193 herë skuadrën e parë

Të ngjashme