Zjarri që mbyti dhjetë djem në Brazil, ekspozoi anën e errët të futbollit

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Edhe në vdekje pazaret vazhduan. Christian Esmerio do të bëhej një yll i madh, familja e tij ishte e sigurt për këtë.

Ai ishte 15-vjeçar dhe i gjatë, një lojtar me buzëqeshje në fytyrë që tregonte forcën e tij në rolin e portierit. Kishte bisedime për kontrata dhe për blerje të një shtëpie për prindërit e tij, që kishin shpenzuar të gjitha kursimet në ëndrrën që i biri i tyre të jetë eksporti i radhës i madh brazilian – Ronaldo, Ronaldinho apo Neymari i ardhshëm.

Tash, babai i tij qëndronte i shtangur jashtë një selie në Rio dhe ishte në zi, ndërsa ishte i rrethuar nga juristët, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Vetëm pak ditë më herët Christiani ishte djegur për vdekje në një zjarr që kaploi akademinë e të rinjve të një prej klubeve më të suksesshme të Amerikës së Jugut, Flamengo. Ai ishte një nga dhjetë lojtarët që humbën jetën.

Vdekjet ngritën perden mbi një prej linjave më të mëdha ndërkombëtare të prodhimit në futboll dhe u bënë pyetje të shumta për kushtet në të cilat zhvillohen këta djelmosha.

Por, për momentin, derisa juristët po flisnin se sa para duhet të marrin familjet e lojtarëve të ndjerë, kishte një pyetje të thjeshtë: Sa vlente Christiani?

Loja prapa lojës

“Ëndrrat”.

Është fjala që përdorej më së tepërmi.

Rafael Stiven, që merret me operacione të vëzhgimit të talenteve, kishte postuar një mesazh në “Facebook” për të vajtuar humbjen e tre talenteve të tij që kishin vdekur në zjarrin në Flamengo. Që nga atëherë mesazhet kanë vazhduar të vijnë.

Mesazhet nuk ishin vetëm ngushëlluese. Postimi në “Facebook” në mënyrë të paevitueshme edhe luajti rolin reklamës, një sinjal për prindërit ambiciozë se organizata e Stivenit mund të dërgojë djemtë e tyre jo në çfarëdo klubi, por edhe te Flamengo i madh. Ata donin që Stiven t’u jepte djemve të tyre një rast.

Të ngjashme