Zlatan Ibrahimovic arrinë marrëveshje

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Milani dhe Zlatan Ibrahimovic do ta vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, pasi raportohet se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi i Suedisë ka rënë në ujdi me kuqezinjtë pas një jave bisedimesh, transmeton Gazeta Express.

Tani kanë mbetur vetëm hollësitë e fundit për ripërtëritjen e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me bonuset dhe synimet individuale të sulmuesit.

Marrëveshja do të bëhet publike nga klubi shumë shpejt, sipas mediave italiane.

39-vjeçari i ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon.

Ai u kthye në Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2020 muajin e kaluar dhe u paraqit kundër Kosovës në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme