Zlatan Ibrahimoviq nderohet me statujë në Suedi

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Në Malme të Suedisë u zbulua statuja e futbollistit Zlatan Ibrahimoviq.

Gjiganti suedez ose dashurohet, ose urrehet, deklaratat e tij nuk janë kurrë të zakonshme dhe asnjëherë si ato të mëparshmet.

Në mijëvjeçarin e tij, Ibrahimoviq është ndoshta ai me më shumë vetëbesim. Shembujt ku e ka shfaqur këtë janë të shumtë, i fundit në Malme, transmeton TCH.

“Kur shkon në New York, sheh Statujën e Lirisë, kur mbërrin në Suedi sheh statujën e Zlatanit”, ka thënë Ibrahimoviq.

38-vjeçari luan në MLS në radhët e Los Angeles Galaxy, ku ka shënuar 30 gola.

Në total janë 52 gola në 56 ndeshje, shifra që e bëjnë të mendojë se ende është herët për të varur këpucët në gozhdë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme