Zuerichu i lumtur për Kryeziun, mesfushorin me shumë cilësi

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori defensiv i Zuerichut, Hekuran Kryeziu, ka gjithçka që i duhet: vizionin për lojën, inteligjencën, njohurinë teknike dhe forcën në dyluftime.

Rrallë mund të gjesh një lojtar me këtë kombinim.

“Kjo është arsyeja pse unë e thirra atë shtatë herë në ditën kur atij i skadoi kontrata”, ka thënë buzagaz trajneri i Zuerichut, Ludoviq Magnin. Besimi i Magninit duket se është shpaguar.

Kontrata me Luzernin i skadoi në verën e këtij viti. Kryeziu vendosi t’i bashkohet Zuerichit.

“Ndihem mirë këtu, ia kam dalë me sukses”, ka thënë Kryeziu.

Trajneri i Zuerichut, Magnin e çmon shumë kosovarin, ndoshta sepse ka shumë tipare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme