Zvezda pritet në Qipro me mesazhin “Kosova është Serbi”

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Skuadra serbe Crvena Zvezda është pritur në Qipro me mesazhe që kanë të bëjnë me Kosovën.

Ishin tifozët e APOEL Nicosias, skuadër kjo që vetëm pak javë më parë kishte luajtur në Kosovë kundër Gjilanit, që shpalosën banerin “Kosova është Serbi”.

Zvezda në Qipro sot do të luajë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Omonia Nicosia.

Ndërsa ky mesazh i tifozëve qipriot shihet si përgjigje ndaj atyre kosovarë të Gjilanit  që pak javë më parë dogjën një flamur grek në qendër të Prishtinës, menjëherë pas ndeshjes Gjilani – APOEL.

Të ngjashme