Zvicra alarmohet se Zeqiri mund t’i bashkohet Kosovës

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Një makineri golash me të dy këmbët nga Zvicra U21 te Kosova A. Kjo është frika që është shfaqur te Zvicra për mundësinë e kalimit të sulmuesit të ri, Andi Zeqiri, te Kosova.

Me 16 gola në 21 ndeshje, mediumi zviceran “Blick” e ka cilësuar Zeqirin si shumë të rëndësishëm për ekipin U21 të Zvicrës.

Në një artikull pas publikimit të fotografisë së Zeqirit në Instagram me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, “Blick” ka vënë në pikëpyetje çështjen se mos 20-vjeçari do të luajë për vendin e prindërve të vet. Nuk dihet nëse kjo llogari në Instagram menaxhohet nga FFK-ja.

Të ngjashme