Zvicra nuk vlerëson lart shkëlqimin e shqiptarëve në Botëror

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 09:50 | Nga

Tre nga pesë golat e përfaqësueses së Zvicrës në botërorin “Rusia 2018” janë shënuar nga futbollistët shqiptarë. Mirëpo, në Zvicër paraqitja e shumicës së futbollistëve shqiptarë të përfaqësueses është vlerësuar me notë të dobët, transmeton Koha Ditore.

Gazeta zvicerane “Blick” ka vlerësuar me notë të dobët paraqitjen e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Blerim Xhemailit në Botërorin 2018, ndërsa me notë të mjaftueshme e ka vlerësuar vetëm paraqitjen e Valon Behramit.

Xhaka e Shaqiri shënuan nga një gol, që i siguruan Zvicrës fitoren 2:1 ndaj Serbisë në ndeshjen në grup dhe me këtë edhe kalimin në 1\8 e finales. Në fakt, me golat e shqiptarëve Zvicra fitoi katër nga pesë pikët në grup. Edhe Blerim Xhemaili shënoi gol në barazimin 2:2 ndaj Kosta-Rikës. Në 1/8 e finales, të martën Zvicra u eliminua nga Suedia.

“E ndiente lëndimin e gjurit që pësoi në kampin në Lugano apo lodhjen e stinorit të gjatë të Premier Leagues? Ai shkëlqeu vetëm me golin ndaj Serbisë”, ka komentuar “Blick” paraqitjen e Xhakës.

“Një gol i bukur në fitoren 2:1 ndaj Serbisë. Më pas u gjobit nga FIFA për festimin me shqiponjën dykrerëshe. Xhuxhi magjik mundet më tepër”, ka qenë komenti për Shaqirin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme