Zvicra barazon në pjesën e parë, gol spektakolar nga Shaqa

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të fundit në Grupin G të Botërorit ‘Katar 2022’.

Zvicra ka shkuar në pushim me barazim 2-2 ndaj Serbisë, rezultat ky që i dërgon helvetikët në 1/8 e finales.

Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur për epërsinë fillestare (20′), ndërso golin e dytë e realizoi Breel Embolo (44′).

Zvicra aktualisht ka katër pikë në pozitën e dytë në tabelë.

Pjesa e parë në ndeshjen tjetër ndërmjet Kamerunit dhe Brazilit ka përfunduar pa gola, 0-0.

Brazili e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales dhe me rezultatin aktual tani ka shtatë pikë në tabelë dhe mban vendin e parë.

Në anën tjetër, Kameruni mbetet e treta në tabelë me dy pikë, aq sa ka edhe Serbia që renditet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme