Zvogëlohet dënimi i Neymarit

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Lajm i mirë për Neymarin dhe skuadrën e Paris Saint-Germain.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që t’ia zvogëlojë dënimin sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, në Ligën e Kampionëve nga tri në dy ndeshje pezullim, transmeton lajmi.net.

Ylli brazilian do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Real Madridit, si dhe në ndeshjen e 1 tetorit kundër Galatasarayt, në kuadër të Grupit A.

UEFA kishte vendosur ta dënojë Neymarin me tri ndeshje pezullim pasi ai e kishte ofenduar gjyqtarët, pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Unitedit.

Të ngjashme