Zylfiu, golfisti që i ka të hapura të gjitha dyert e botës

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 13:40 | Nga

Në dorë mbante një kartelë që ishte identike me kartelat e bankës për nga materiali dhe formati.

Ajo nuk është kartelë e bankës, por për Lavdim Zylfiun ka vlerë të madhe.

Kartela që zotëron Zylfiu i mundëson atij që të ketë qasje tërë kohën në çdo fushë te golfit në botë.

Posedimi i kësaj kartele, me të cilën Zylfiu është pajisur kohë më parë, e bën atë të veçantë – golfistin e parë dhe të vetëm me vendbanim në Kosovë, që mund të futet në secilën fushë për të ushtruar sportin e tij.

“Kam qasje në çdo fushë të golfit në botë, përfshirë edhe fushat e presidentit amerikan Donald Trump. Këtë e kam ëndërruar për një kohë të gjatë dhe më në fund e realizova. Krejt mundi im ka filluar gradualisht të më shpërblehet”, thotë Zylfiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme