Zymer Bytyqi debuton me asist në Superligën e Turqisë

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Para dy ditëve, Zymer Bytyqi u transferua në Superligën e Turqisë, te ekipi i Konyasporit, kurse sot ai ka debutuar menjëherë dhe madje ka bërë një asistim.

Në ndeshjen e javës së 18-të në Superligën e Turqisë, Konyaspori u përball me Karagumruk, ndeshje të cilën e humbi me rezultat 2:1.

Por, Zymer Bytyqi debutoi me asist në minutën e 84-të, duke shërbyer Jevtovicin.

Para Konyasporit, Bytyqi luajti në Norvegji, tek ekipi Eliteserien.

Të ngjashme