Zymer Bytyqi shënon gol të jashtëzakonshëm në Turqi

Prishtinë | 30 Pri 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Zymer Bytyqi ka vazhduar me formë fantastike në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi nga Kosova ka gjetur përsëri golin, kësaj radhe në sfidën Konyaspor – Karagumruk që është duke u zhvilluar për momentin.

Vetëm pas 23 minutash lojë, ylli nga Kosova realizoi një gol spektakolar nga distanca për t’i dhënë Konyas epërsinë 1-0.

Për Bytyqin ky ishte goli i shtatë këtë edicion deria ka edhe shtatë asistime në elitën e futbollit turk.

Vlen të theksohet se asnjë nga futbollistët e repartit të sulmit të Përfaqësueses së Kosovës nuk ka qenë më shumë pjesëmarrës në gola këtë edicion se sa Zymer Bytyqi. /Telegrafi/

Të ngjashme