Zyrtare: Ajaxi transferon zëvendësuesin e De Ligt

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Lisandro Martinez edhe zyrtarisht është lojtar i Ajaxit. Ai është blerë për ta zëvendësuar De Ligtin.

Largimi i kapitenit, Matthijs de Ligt, nga Ajaxi është i paevitueshëm. Sipas të gjitha gjasave do të nënshkruajë me Barcelonën, pavarësisht se për të interesohen edhe Manchester United, Juventus e Real Madrid.

Kështu, AJaxi ka nisur të forcojë skuadrën për sezonin e ri, për shkak se përvec De Ligt, është larguar De Jong dhe priten edhe më shumë largime.

Ajax tashmë ka arritur të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez, i cili është në pronësi të Defensa y Justicia, klub në Argjentinë.

Martinez është 21 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës, por mund të përshtatet edhe si mbrojtës i majtë.

Këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje, ku ka shënuar edhe tre gola. Po ashtu është pjesë e kombëtares së Argjentinës, ku ka debutuar në një ndeshje nën drejtimin e trajnerit Lionel Scaloni.

Ai do ta zëvendësojë De Ligtin në Ajax.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme